Turqia kërkon burg të përjetshëm për shtetasit nga Maqedonia që vranë tre policë

Muhamed Zeqiri qytetarë i Ohrit dhe Benjamin Hu nga fshati Grçec i Shkupit mbrëmë janë paraqitur para gjykatës në Ankara ku po gjykohen për sulm ndaj patrullës policore në Nigde, në muajin mars të këtij viti ku si pasojë u vranë tre polic dhe u lënduan edhe pesë të tjerë, shkruan Veçer.

Në seancën e parë prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për secilin person dhe është mëse e sigurt që ky vendim do të miratohet në seancën e radhës të caktuar ka mesi i muajit janar. Përveç dy qytetarëve nga Maqedonia për të njëjtën vepër penale gjykohet edhe shtetasi nga Kosova Qëndrim Ramadani.

Të tre personat sulmin e kanë kryer më 20 mars në autostradën në afërsi të qytetit Ulukishla në Nigde.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme gjithsej 11 shtetas të Maqedonisë që kanë luftuar për Shtetin Islamik janë vrarë në Irak dhe Siri.

Lajme të ngjashme

Back to top button