Tetovë, një person godet me veturë ish gruan e tij
Policia e Tetovës njofton se personi A.J nga fshati Raotincë e Tetovës, godet me veturë ish bashkëshorten e tij. Gjatë këtij tentimi ai i ka shkaktuar lëndime ish gruas, por ajo ka shpëtuar nga më e keqja.
Sipas policisë së Tetovës, dyshohet për prishje të rendit dhe qetësisë. Personi A.J ka parë ish gruan e tij duke lëvizur në rrugë dhe e ka goditur me veturë.