“Topi i Artë”, ja për kë votoi De Biasi

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ganni De Biasi, ka dhënë voten e tij në lidhje me çmimin “Topi i Artë”.

Mësohet se trajneri italian i kuqezinjve i ka dhënë vendin e parë sulmuesit portugez të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

Në vend të dytë, De Biasi ka vendosur portierin e Bayernit të Munichut, Manuel Neuer, ndërsa në vend të tretë, De Biasi i ka dhënë votën Arjen Robbenit.

Kujtojmë se Ronaldo do të jetë vitin tjetër në Shqipëri, në përballjen që Portugalia do të luajë në “Elbasan Arena”, ndaj kuqezinjve më 7 shtator./ Zekirja Mexhiti/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button