Vetëvendosje, “vendos kufi” në portën e Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur një pankartë në portën e Qeverisë së Kosovës me mbishkrimin “Ky është kufiri që duhet kaluar, jo ai tek lumi Tisa në Hungari”, përmes së cilës ju bëjnë thirrje qytetarëve të vendit të mos ikin nga Kosova, por të gjejnë mënyra të tjera për ta luftuar të keqen, që sipas tyre, pushtetarët po ia bëjnë këtij vendi.

Frashër Krasniqi nga kjo Lëvizje, tha, se qytetarët duhet të protestojnë çdo ditë, në mënyrë masive dhe të gjejnë mënyra të tjera e jo të ikin nga vendi, duke ua plotësuar kështu dëshirën atyre që po udhëheqin institucionet e vendit. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button