Ahmeti i mëshon kartës së dështuar, “Evropa” misioni pa interes për Gruevskin

“Dielli për shqiptarët lind në perëndim” është fraza që kryetari i BDI-së ri aktualizon pikërisht në vigjilje të dështimit të radhës që Maqedonia merr nga Bashkimi Evropian. Brenga e një ëndrre që Ahmeti përdor si një kartë të dështuar nuk do të thotë asnjë pengesë për rrugëtimin e Gruvskit kah lindja.

Disa nga analistët  vlerësojnë se BDI është pjesëmarrëse në lëmshin e ngatërruar që i mundësoi Gruevskit të krijoi skena të komplikuara politike në vend duke e bërë më të rëndë rrugën integruese në BE. Ndërsa disa të tjerë theksojnë se mbajtja e Maqedonisë jashtë integrimeve-euroatlantike mund të jetë e rrezikshme, duke kthyer hartën e harruar të influencës sovjetike.

Ish diplomati, Alajadin Demiri tërheq vërejtjen se ambiciet e Gruevskit mund të çojnë në “perëndimin” e proceseve integruese.

“Proceset euro integruese për Maqedoninë janë në fazën e  fundit, kur ato do të ndërpriten për arsye se tendencat e kësaj qeveria e udhëhequr nga VMRO kanë qenë dhe janë që të refuzohet anëtarësimi, ndërsa orientimi i BDI-së është një punë e kotë me të cilët Ali Ahmeti merret për arsye se nuk ka tjetër çfarë të bëjë. Shumë shpejt do të shpallet ri formatimi i orientimit të Maqedonisë kah lindja. Rrugëtimi i Gruuevskit se kërkon investues në Indi në Arabi do të përfundojë me ndihmesën e madhe nga Rusia që do të jetë zanafilla e një orientimi të ri të politikës maqedonase”, thotë Alajdin Demiri.

“Mos aprovimi i gjashtë nga Këshilli Evropian i rekomandimit të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë me nuk është as lajm”, thotë për Portalb profesori Blerim Reka.

“Sikur që nuk ishte lajm as refuzimi i tretë i NATO-s në Uells në shtator të këtij viti. Pas refuzimit të gjashtë me radhë të këtij rekomandimi, përjashtimi u bë rregull. Nuk ka dyshim se kjo para se gjithash është pasojë e kundërshtimit të Greqisë, e se voni edhe të Bullgarisë në Këshillin Evropian. Por nga ky vit, pos pengesave të jashtme, u cek edhe ajo e brendshme.  Pos “marrëdhënieve fqinjësore”, që si kusht dominonte në pesë vitet paraprake,  nga sivjet, 28 shtetet anëtare theksojnë edhe “marrëdhëniet ndër-etnike”. Pra, kushtit të jashtëm, iu shtua edhe kushti i brendshëm. Kontestit te emrit me Greqine; iu shtua edhe mos implementimi i Marrëveshjes së Ohrit. Mbajtja e Maqedonisë jashtë integrimeve-evroatlantike mund të jetë e rrezikshme, jo vetëm për vetë Maqedoninë, por edhe për gjeopolitikën rajonale. Sidomos, së voni kur Rusia doli haptazi kundër integrimit të Ballkanit Perëndimor në UE dhe NATO, duke e rikthyer hartën e harruar të influencës sovjetike të luftës së ftohtë. Në veçanti, pasi që Moska humbi Bullgarinë- nga sfera e saj e interesit- dhe mbeti vetëm me Serbinë, e cila nuk është në NATO. Po sikur edhe Maqedonia”, thotë Blerim Reka.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button