Gjysmëfinale për Liverpool dhe Tottenham

Më në fund buzëqeshë Liverpooli. Ekipi nga Anfield është kualifikuar në gjysmëfinale të Capital One Cup pasi ka mposhtur Bournemouthin me rezultat 3:1.

Golat për ekipin e Brendan Rodgersit i kanë shënuar: Raheem Sterling (20 dhe 51) dhe Lazar Markoviç (27), derisa golin e vetëm për vendasit e realizoi Dan Gosling (57)

Në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Tottenham. Këta të fundit kanë mundur Newcastlen me rezultat të thellë 4:0.

Golat për ekipin londinez i shënuan: Nabil Bentaleb (18), Nacer Chadli (48), Harry Kane (63) dhe Roberto Soldado (70).

Lajme të ngjashme

Back to top button