Finalja e “Capital One”, Liverpool – Manchester City
Manchester City ka rikthyer rezultatin nga gjysmëfinalja e parë ndaj Evertonit, për të kaluar në finalen e Capital One Cup. “Qytetarët” fituan me rezultat 3 me 1 për të përmbysur rezultatin nga humbja 2 me 1 nga gjysmëfinalja e parë.
Ross Barkley realizoi i pari në ndeshje duke shtuar gjasat për kualifikim të Evertonit. Ai shënoi në minutën e 18-të. Fernandinho shënoi gjashtë minuta pas tij për të barazuar gjithçka në ndeshje.
Dy gola të shpejtë në pjesën e dytë nga Kevin De Bruyne dhe Sergio Aguero në minutat 70 dhe 76 për të kthyer gjithçka në favor të Cityt. Tani City në finale do të luajë ndaj Liverpoolit.