Arsenal fiton duke kryesuar i vetëm Premierligën
Asenal ka shënuar fitore minimale 1:0, por shumë të rëndësishme kundër Newcastle United, duke mbajtur pozitën e parë të Premierligës.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoj mbrojtësi francez, Kosielny, i cili shënoj pas një pasimi të Giroud.
Me këtë fitore, Arsenal mban pozitën e parë me 42 pikë, 2 më shumë se sa Leicester City që barazoj pa gola 0:0 me Bournemouthin.
Fitore të madhe ka shënuar edhe Manchester United, që në Old Trafford mposhti Swansean me rezultat 2:1.
Martial dhe Rooney shënuan për Unitedin, ndërsa golin e vetëm për Swansean e shënoj Sigurdsson.
Pas kësaj fitoreje Unitedi ngritët në vendin e 5 me 33 pikë, 9 më pak se sa Arsenal në vendin e parë.