Marco Reus pëlqen Real Madridin

Lajmet e fundit spanjolle kanë filluar të raportojnë se Marco Reus ka refuzuar Barcelonën vetëm për tu transferuar te skuadra e Real Madridit.

E përditshmja spanjolle Marca raporton se Marco Reus i ka thënë Barcelonës që dëshiron të transferohet te Reali.

Blaugranët nuk kanë të drejtë të transferojnë lojtarë gjatë janarit, dhe kjo është arsyeja që Reus nuk e dëshiron transferimin në Camo Nou.

Besohet se gjermani gjatë afatit kalimtar dimëror do të veshë fanellën e Mbretërve të Real Madridit.

Ai është një mesfushor me kualitete të larta, i cili do ta forconte skuadrën e Los Blancos.

Lajme të ngjashme

Back to top button