Dortmundi vazhdon me lojë të dobët (Video)

Borusia Dortmund e ka lëshuar nga duart fitoren. Ekipi i Jurgen Kloppit nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 përballë Wolfsburgut, në kuadër të xhiros së gjashtëmbëdhjetë të Bundesligës.

Dortmund dy herë ishte në epërsi gjatë ndeshjes me golat e Pierre-Emerick Aubameyang (8) dhe Ciro Immobile (76). Kurse, Wolfsburg arriti që dy herë ta barazoj rezultatin me golat e Kevin de Bruyne (28) dhe Naldos (85)

Ky barazim e mban Dortmundin në zonën e rrezikshme, vendin e 16-të, në tabelë me vetëm 15 pikë të tubuara.


All Goals – Borussia Dortmund 2: 2 Wolfsburg… by Soccer-Way

Rezultatet

Borussia Dortmund 2 – 2 Wolfsburg

Borussia Moenchengladbach 4 – 1 Werder Bremen

Eintracht Frankfurt 4 – 4 Hertha Berlin

Hoffenheim 0 – 1 Bayer Leverkusen

Paderborn 1 – 2 Schalke

Lajme të ngjashme

Back to top button