Fillojnë aktivitetet për 20-vjetorin e themelimit të USHT-së

Në kuadër të agjendës për shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Universitetit, sot në orën 11:00, në Rektoratin e USHT-së, do të hapet Ekspozita artistike e studentëve dhe profesorëve të Fakultetit të Arteve.

Ndërkaq, në orën 12:00, në amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, do të përurohet revista “Filologjia”. Në këtë numër të revistës, janë përfshirë studimet e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Veprimtaria arsimore dhe shkencore e Fadil Sulejmani”, që u organizua më 14 shkurt 2014.

Me moton, “Festojmë së bashku 20-vjetorin e themelimit të tempullit të dritës dhe diturisë”, Universiteti Shtetëror i Tetovës, në orën 19:00, në Qendrën për kulturë në Tetovë, do të organizojë Koncertin artistik, në të cilin do të performojnë emra të njohur artistësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button