Ministria e Arsimit sqaron detajet për provimin shtetërorë

Ministria e Arsimit mbrëmë e ka publikuar në faqen zyrtare  tekstin e propozim-ndryshimeve të Ligjit për arsimim të lartë.

Provimit shtetëror do të xhirohet dhe do të transmetohet drejtpërdrejt. Hera e parë dhe dytë e dhënies së provimit do të jetë falas për studentët, ndërsa radhët tjera provimi mund të kushtoj edhe deri më 200 euro. Provimi i ri do të mbahet në vitin e dytë dhe të katërt akademik të studimeve.

Hera e parë dhe dytë e dhënies së provimit do të jetë falas për studentët, nëse  studenti nuk arrin ta jep provimin shtetëror dy herë radhazi, atëherë paraqitja e provimit të ardhshëm do të paguhet nga ana e studentit, edhe atë për herë të tretë 1000 denarë, për herën e katërt 6000 denarë dhe për çdo paraqitje të ardhshme 12.000 denarë shkruan në propozim tekstin e Ligjit për arsimim të lartë.

Provimi do të realizohet në formë elektronike, ndërsa studenti që me sukses të jep provimin shtetëror duhet të arrij minimum70 pikë nga testi.

Lajme të ngjashme

Back to top button