Ja se çfarë shqetësohet dhe kërkon Brukseli nga Maqedonia
Në konkluzionet që ministrat e jashtëm të BE-së duhet ti miratojnë këto dy ditë në Bruksel, në samitin e rregullt të dhjetorit, Maqedoni shënoi përkeqësim të demokracisë, mëson “Meta”.
Duke e përshëndetur faktin se në vend agjenda evropiane ‘mbetet prioritet strategjik’ ministrat theksojnë se duhet të zvogëlohet partizimi i institucioneve shtetërore.
“Ka shqetësime sa i përket partizimit të institucioneve shtetërore dhe mangësi në rritje në pavarësinë e gjykatave dhe lirisë së mediave. Mosplotësimi I këtyre çështjeve është në dëm të qëndrueshmërisë së reformave. Këshilli urgjentisht e fton pushtetin të merr masa vendimtare për zgjidhjen e këtyre problemeve”, thuhet në konkluzionet e BE-së.
Këshilli fton qeverinë dhe opozitën që ti tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët ndërsa kërkojnë edhe besim më të madh ndërmjet bashkësive etnike.
Sa i përket çështjes së emrit, ministrat përsërisin qëndrimin se është e nevojshme një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.