Në vitin 2014 janë vrarë 128 gazetarë në 32 shtete

Të paktën 128 gazetarë janë vrarë në 32 shtete gjatë vitit 2014, prej të cilëve nëntë në Ukrainë, kumtoi sot organizata joqeveritare PEC me seli në Gjenevë.

“Në krye të listës është Gaza, ku armata izraelite, gjatë operacionit ‘Gremina mbrojtëse’, vrau 16 gazetarë, vijon Siria me 13 gazetarë të vdekur dhe Pakistani ku janë vrarë 12”, thekson PEC, duke e vlerësuar vitin 2014 si vit i tmerrshëm për gazetarët.

Në vendin e katër dhe të pestë janë Iraku dhe Ukraina, me nëntë gjegjësisht dhjetë gazetarë të vrarë.

Përleshjet në Ukrainë dhe ofensiva izraelite në Rripin e Gazës janë vlerësuar si situata të cilat kanë sjellë deri në vrasjen e shumë gazetarëve, ndërsa situata në Siri është karakterizuar si pa precedent për shkak të prerjes së kokave të gazetarëve, që është vërejtur në video-xhirime.

Vitin e kaluar në botë e kanë humbur jetën 129 gazetarë.

Sipas të dhënave të PEC-it, të paktën një mijë gazetarë janë vrarë në nëntë vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button