Unitedi se bëri mall Liverpoolin

Manchester United ka arritur të fitojë derbin e javës në Premierligën angleze. Skuadra e Luis Van Gaal, ka mposhtur në Old Traford Liverpoolin, me rezultat 3:0.

Djajtë e Kuq regjistruan një tjetër paraqitje të mirë, duke qenë skuadër shumë më e mirë se mysafirët nga Liverpooli, ndërsa merita të mëdha në këtë fitore të United, pati edhe porteri De Gea, që bëri disa intervenime vendimtare.

United e nisi mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 12’-të, të ndeshjes, nëpërmjet Wayne Rooney.

Lajme të ngjashme

Back to top button