Roma i rrin në bisht Juventusit

Roma është kthyer me fitore nga udhëtimi i vështirë në Genoa, duke mposhtur skuadrën që mban po këtë emër, me rezultat minimal, 0:1.
Vendasit nga minuta e 29’, luajtën me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq që mori Perin.

Golin e vetëm të kësaj ndeshje e shënoi mesfushori Radja Nainggolan, në minutën e 40’.

Edhe pas kësaj fitore, Roma mbetet në pozitën e dytë me 35 pikë, por tani me vetëm një pikë më pak se Juventusi, që luajti baras në shtëpi me Sampdorian.
Në ndeshjet tjera që u zhvilluan në këtë orar, Parma luajti barazim pa gola me Cagliarin, ndërsa Udinese u mposht në shtëpi nga Verona, me rezultat 1:2.

Lajme të ngjashme

Back to top button