Ancelotti kërkon ta fitojë edhe Kupën e Botës

Real Madridi nuk po njeh kundërshtarë. Ekipi i Carlo Ancelotti, të premten mbrëma, e ka mposhtur Almerian me rezultat të thellë 1:4, në kuadër të La Ligas.

Kjo ishte fitorja e 20-të rresht e kampionit të Evropës, i cili tani synon të shpallet edhe kampion i Botës për klube.

I pyetur se nëse e kanë obligim ta fitojnë këtë trofe? Ancelotti është përgjigjur: “Po. Çdo garë ku ne luajmë mundohemi ta fitojmë. Atmosfera dhe kohën janë të mira për ta fituar Kupën e Botës për klube”.

Lajme të ngjashme

Back to top button