Shkëndija mundë të angazhoj Nexhipin dhe Ejupin

Pas prishjes së kontratës së Muzafer Ejupit, të njëjtën gjë ka bërë dhe një nga mesfushorët më të mirë shqiptarë, shkupjani Nderim Nexhipi, i cili me skuadrën rumune Vasluin ku dhe aktivizohej kohën e fundit janë ndarë në mënyrën më të keqe. 

Ndarja ka ndodhë shkaku i vonesës së kontributeve mujore në llogari të futbollistit. Tani Nexhipi është futbollist i lirë dhe ka paraqitur rasin në FIFA, të cilët i kanë prishur kontratën, ndërsa Vaslui është dorëzuar në komisionin diciplinor, ku pritet të vendosin në llogari të futbollistit, që do të marrë edhe dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar. 

“Tani jam futbollist i lirë, pasi që nga FIFA-s më kanë shkëputur kontratën me Vasluin. Drejtuesit e klubit nuk kanë qenë korrekt, pasi një kohë të gjatë nuk kanë plotësuar obligimet financiare, për çka isha i detyruar që të kërkoj ndihmën në instancat ndërkombëtare. Tani jam i lirë dhe në pritje të zgjedhjes së statusit tim dhe skuadrës ku do të vazhdoj karrierën në të ardhmen”, ka deklaruar Nexhipi.  

Më herët përflitej se Nderim Nexhipi mundë shuëm shpejt të veshë fanellën e Shkëndijës së Tetovës, me të cilët ka luajtur, ndërsa ka simpatin e madhe edhe nga tifozët e skuadrës. Tani pritet që të mësohet nëse Ejupi dhe Nexhipi, të cilët janë lënë të lirë do të veshin përsëri fanellën kuqezi, për të vazhduar aty ku e lan, ta bëjnë Shkëndijën Kampione. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button