Policia ndalon veturën me shtetas sirian, arrestohet Xh.B nga Studeniçani

Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë rreth orës 22 gjatë kontrollit të një automjeti motorik “Porshe Kajen” me targa të Shkupit i drejtuar nga Xh.B. (32) nga Studeniçani i Shkupit janë gjetur shtatë shtetas sirian të moshës 18­43 vjeç. Automjetin e ka ndaluar një nëpunës policor me uniformë nga Qendra rajonale për rajonin kufitar ­ Jugu.

Personat janë arrestuar, Xh.B. është dorëzuar në stacionin policor Negotinë për procedurë të mëtejme, ndërsa shtetasit e huaj do të vendosen në Qendrën për pranim në Shkup. Pardje, në orën 16:45 gjatë kontrollit të një automjeti motorik “mercedes vito” i drejtuar nga N.D. (37) nga fshati Koliçar komuna Gradsko janë gjetur katër shtetas sirian, të moshës 18­30 vjeç. Kontrolli është bërë në aksin rrugor Gjevgjeli­Shkup, më saktë në tunelet në Demir Kapi. Nga ana e një gjykatësi për procedurë paraprake N.D. i është shqiptuar masë arresti në kohëzgjatje prej tetë ditëve, ndërsa Qendra rajonale për rajonin kufitar “Jugu” i ka shtruar padi penale për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “kontrabandimin e imigrantëve”.

Lajme të ngjashme

Back to top button