Pas 23 vitesh, në aeroportin e Zagrebit ulet avioni nga Beogradi

Pas 23 vjet ndërprerjeje, në aeroportin e Zagrebit Pleso sot në mëngjes është ulur avioni i kompanisë “Air Serbia” nga Beogradi. Aeroplani i kësaj kompanie pritet që pasagjerët e dy qyteteve t’i transportojë dy herë në ditë, raporton korrespondenti i Anadolu Agency (AA).

Linja e rregullt ajrore ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit këtë mëngjes u hap me uljen e avionit nga Beogradi dhe me pritje solemne në sallonin VIP të aeroportit Pleso, në Velika Gorica pranë Zagrebit.

Dane Kondiç, drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Air Serbia”, me këtë rast deklaroi se linja ajrore ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit do të mundësojë komunikim më të mirë për njerëzit e biznesit, si dhe shkëmbim më të mirë turistik dhe transit.

Avioni i “Air Serbia” në linjën Beograd-Zagreb do të fluturojë dy herë në ditë. Aeroplani nga Beogradi do të fluturojë në orën 7:35 dhe 18:20, ndërsa nga Zagrebi në 10:05 dhe 20:40. Çmimi i biletës kthyese ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit do të sillet rreth nga 79 euro e më lartë. Lindja ajrore ndërmjet këtyre dy qyteteve është ndërprerë në vitin 1991, në fillim të luftës.

Lajme të ngjashme

Back to top button