Marrëveshje me kompanitë ajrore “Lufthansa” dhe “WizzAir” për fluturime të subvencionuara drejt pesë destinacioneve
Me subvencione nga Qeveria, kompania ajrore gjermane “Lufthanza” do ta vendosë një linjë të re ajrore – nga Shkupi në Frankfurt, ndërsa “Viz Er” katër linja – nga Shkupi në Luksemburg, Shtutgart, Salcburg dhe në Lubjanë.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski në konferencë shtypi publikuan se është e suksesshme thirrja për subvencionimin e linjave të reja ajrore që përfundoi më 31 mars dhe se është kontraktuar marrëveshje me “Lufthanzan” dhe “Viz Erin”.
“Lufthanza” do të fluturojë nga Shkupi në Frankfurt nga 23 prilli dhjetë herë në javë, ndërsa “Viz Er” për katër destinacionet e reja katër herë në javë nga 1 nëntori i këtij viti. Mbështetja financiare do të jetë shtatë euro në kundërvlerë denari për një pasagjer në largim i transportuar nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup.
“Me “Lufthanzën” përmes Franfurtit lidhemi me mbi 200 destinacione. Përmes subvencionimit të linjave ajrore mundësojmë rritje të ekonomisë dhe të komunikacionit ajror”, tha Kovaçevski në konferencën për shtyp në Qeveri.
Boçvarski potencoi se janë vendosur destinacione të reja për të cilat ka pasur interesim të madh prej qytetarëve.
“Ka mjete shtesë për t’u publikuar thirrje e re nga fundi i vitit me qëllim që të tërhiqen destinacione të reja”, paralajmëroi Boçvarski.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në buxhetin e tij për këtë vit i ka paraparë 1,1 milion euro për këtë qëllim, ndërsa gjithsej pesë milionë euro për programin trevjeçar.