Myftiu palestinez në Potoçari: Gurët e varreve dëshmojnë gjenocidin në Srebrenicë

Myftiu Palestinez dhe imami i xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, Shejh Muhammed Ahmed Hussein gjatë vizitës së sotme në Potoçari pranë Srebrenicës, dënoi vrasjen e ministrit palestinez Ziad Abu Eina, duke theksuar se si çdo gur në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit do të thotë një jetë shuar njerëzore, edhe Palestina përjeton gjenocid të vazhdueshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai dënoi vrasjen e zyrtarit palestinez dhe tha se ishte i indinjuar për mos lejimin e ofrimit të ndihmës mjekësore nga forcat izraelite, por që është lënë që të vdes. “Palestina përjeton gjenocid të vazhdueshëm, ku në agresionin e fundit në Gazë janë mbi 2.200 dëshmor dhe më shumë se 11.000 të plagosur. Në krye të kësaj liste të dëshmorëve është Ministri Ziad Abu Ein, i cili u vra dje. Ai ka luftuar me rezistencë kundër pushtimit, ai dje u vra me gjakftohtësi dhe e lanë të vdiste, sepse ishte ndaluar ambulanca për ta ndihmuar. U la të vdiste nga gjakderdhja. Për fat të keq vazhdojnë prapësitë e tilla. S’ka dyshim që populli ynë palestinez, për kundër dëshmorëve të shumtë, do ta vazhdojë të luftojë në emër të lirisë, në emër të dinjitetit dhe arritjes së qëllimit, që në vend të vet ta mbajë shtetin e vet,” tha Husain.

Myftiu i Palestinës sot vizitoi qendrën Memoriale – Potoçari, ku tha se gurët e varreve në këto varreza dëshmojnë gjenocidin e ndodhur në Srebrenicë. Ai i bëri thirrje njerëzimit “të kuptojnë dhe të përmirësohen dhe se kurrë më askujt të mos i ndodhë ajo që ka ndodhur në Srebrenicë”.

Ai sot u takua edhe me “nënat e Srebrenicës”, ku shprehu keqardhje për fëmijët e tyre. Nderoi viktimat e gjenocidit të Srebrenicës të 1995. “Njeriu nuk mund ta shpreh atë që me të vërtetë e ndien në brendi, të gjithë mund të shohin rezultatet e këtij gjenocidi, çdo gur, nishan, tregon për një jetë të humbur. Duam që këto ngjarje të jenë një nxitës për Bosnje e Hercegovinën dhe të gjithë komunitetet që jetojnë aty, që ti inkurajojnë për të lëvizur në drejtim të paqes, që ti tejkalojnë të gjitha dhimbjet në emër të ndërtimit shpresës për fëmijët e tyre dhe të ardhmen,” tha Hussain, duke shtuar se populli palestinez ndan dhimbjen me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button