Rusia kërkoi lirimin e kriminelit serb të luftës Ratko Mlladiç

Ministria ruse e Punëve të Jashtme ka kërkuar lirimin nga burgu të kriminelit serb të luftës, Ratko Mlladiçit, raporton EN. Me anë të një postimi në Twitter të ministrisë ruse teksa komentohet gjendjen shëndetësore e Mladiçit, kërkohet lirimi i tij për arsye humanitare

“Ne kemi parë raportimet e mediave për shtrimin në spital të Ratko Mlladiçit, në Hagë, i shkaktuar nga përkeqësimi i shpejtë i shëndetit të tij. Ne besojmë se do të ishte vendimi i duhur që të lirojë Ratko Mlladiçin për arsye humanitare”, thuhet në reagimin e tyre.

Ish-komandanti ushtarak serb i Bosnjës e Hercegovinës, i cili po vuan dënimin me burg të përjetshëm në Hagë për krime lufte, është shtruar në spital dhe është në “shëndet të dobët”.

Në qershor të vitit 2021, ishte konfirmuar dënimi i përjetshëm të Ratko Mlladiçit për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë konfliktit të vitit 1992 deri në vitin 1995.

Ai u shpall fajtor për gjenocid për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës, kur forcat serbe të Bosnjës e Hercegovinës vranë rreth 8 000 burra, gra dhe fëmijë myslimanë në korrik të vitit 1995.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button