Mauro Icardi drejt Chelseat

E pas rezultateve të dobëta në kampionat, te Inter kanë filluar edhe ikjet e lojtarëve më të mirë. Fjala është për sulmuesin argjentinas Mauro Icardi i cili duket gjithnjë e më larg Interit.

Siç raporton Daily Express, futbollisti 21-vjeçar ka zgjedhur Chelsea-in e Jose Mourinhos për të vazhduar karrierën e tij duke snobuar interesimin e Liverpoolit dhe Tottenhamit.

E gjitha kjo vjen pas ngecjes së bisedimeve mes Icardit dhe Interit për zgjatjen e kontratës pasi tashmë është e qartë se ish lojtari i Sampdorias nuk dëshiron të qëndrojë më te klubi zikaltër. / Zekirja Mexhit /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button