TM: Provim shtetëror vetëm për ministrat dhe funksionarët

Partia ‘Të bashkuar për Maqedoninë”, mbështesin protestat e studentëve kundër provimit shtetëror dhe shprehen kundër vendosjes së provimit nëpër Universitete.

Sipas tyre provim shtetëror mund të ketë por vetëm për qeverinë, për ministrat dhe funksionarët të cilët , sipas tyre, për një natë janë bërë me diplomë.

“Të Bashkuar për Maqedoninë” i mbështet fuqishëm protestat e studentëve sepse shteti dhe ardhmëria e Republikës së Maqedonisë mbetet në duart e të rinjve me mendime të pavarura. Ato janë rinia jonë dhe ne nuk duhet të lejojmë që kërkesat e tyre të mos merën parasysh nga kjo qeveri ilegale”, thonë nga partia e Lube Boshkovskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button