Ndahet çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot u nda çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”. Fitues të çmimit, i cili ndahet në nder të festës “Shën Kliemnti i Ohrit”, janë historiani prof, dr. Ahmet Sherif dhe biokimisti prof. dr. Velimir Stojkovski në fushën e edukimit dhe arsimimit, dhe akademiku Cvetan Grozdanov, historian i artit mesjetar, në fushën e kulturës.

Vendimin e solli këshilli për ndarjen e çmimit nën kryesim të akademikut Vitomir Mitevski.

Për rektorin e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Stojkovski çmimi është me rëndësi të madhe, për shkak se është çmim i lartë shtetëror, ndërsa njëkohësisht e mban edhe emrin e themeluesit të shkrimit slloven.

Historiani Sherif shfaqi bindje se çmimi është rezultat i punës së tij 35 vjeçare në një institucion

volimunoz shkencor ku ka kontribuar me punimet e tij shkencore. Çmimi “Shën Klimenti i Ohrit” ndahet për realizime shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit në mjedisin njerëzor dhe në veprimtari sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button