Miratimi i stemës së re në duar të deputetëve shqiptarë

Simbolet shtetërore ku bën pjesë dhe stema rregullohet me ligj të veçantë, për ndryshimin e të cilit nevojiten 2/3 e votave dhe shumica e Badenterit.

Analsiti Jetonë Shasivari, sqaronë se  për ndryshimin e stemës së shtetit nuk duhet të ndryshohet Kushtetuta por ligji përkatës i cili nxirret me shumicën e kualifikuar prej 2/3 të numrit të përgjithshëm i deputetëve, me ç’rast kërkohet edhe shumica e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve që u takojnë komuniteteve që nuk janë shumicë.

“Shumica e Bedinterit, është një shumicë e ngushtë në bazë të konstalacionit të forcave politike aktuale në kuvend, kuptohet që mungesa e një deputeti të shumicës apo koalicionit do ta vej në pikëpyetje miratimin e kësaj steme”, tha Jeton Shasivari, ekspert juridik.

Duke pasur parasyshë këto procedura Jeton Shasivari u bnë thirrje deputetëve shqiptarë përpara se të votojnë për stemën e re, të çlirohen nga bindjet partiake dhe të vendosin në të mirë të popullit, transmeton Alsat.

“Pres që deputetët shqiptarë me rastin e vendosjes për këtë çështje meqë bëhet fjalë për një propozim stemë të ashtuquajtur historike të lirohen nga bindjet dhe përkatësitë partiake dhe të vendosin para se gjithash  si përfaqësues të popullit sipas bindjes së vet personale”, u shpreh Jeton Shasivari, ekspert juridik.

Lajme të ngjashme

Back to top button