Eurodepuetët paralajmëruan: Maqedonisë nuk i “shkruhet mirë”

Eurodeputetët Richard Hovit dhe Ivo Vajgël, lanë në Maqedoni porositë që në disa raste mund të duken edhe si paraqitje ekstreme, por që tregojnë pasqyrën reale të Maqedonisë në kancelaritë zyrtare të institucioneve të BE-së, thonë analistët. Ata shprehën drojën e tyre për emocionet dhe rreziqet e fshehta në shoqëri dhe u larguan me një dozë skepticizmi se qeveria do të vazhdojë me mospërfilljen e saj ndaj konstatimeve që vite me radhë vijnë nga Bashkimi Evropian, thonë analistët.

Deputeti evropian Riçard Houit, në fjalimin e tij të fundit në rolin e raportuesit të deritanishëm për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, ka theksuar se është i shqetësuar rreth bashkëjetesës në këtë shtet dhe se duhet të mbetemi akoma vigjilent.

Ish ambasadorit Nano Ruzhin për Portalb thotë se kjo është një porosi e fuqishme për qeverinë se rrezikon ta shndërroje Maqedoninë në një “Oazë të vetmuar” dhe të harruar nga Bashkimi Evropian, nëse vazhdon me të njëjtën politikë.

“Historia e dallimeve fetare është unike në këtë shtet”, ishte konstatimi i euro-parlamentarëve evropian.

Sipas profesor Bekim Kadriu, duke pasur lirinë e të shprehurit më të madhe se deklarimet e zakonshme diplomatike, euro-deputetët, konstatuan se në Maqedoni ekziston një pabarazi shumë senzitive ndër fetare. Kadriu deklaron për Portalb se ndarja dhe pabarazia ndër fetare përputhet me ndarjen dhe pabarazinë ndëretnike në Maqedoni.

“Ndarja në lidhje me përkatësinë fetare, aludon në dy gjëra: Përkrahja e pushtetit që ja jep kishës ortodokse të Maqedonisë dhe shkeljes së kushtetutës a i përket aspektit sekularist dhe e dyta e për të ashtuquajturin Islam radikal për të cilën ekzistojnë paragjykime nga ana e shtetit, duke u bërë disa herë edhe përcaktuese për reagimet e saj”, thotë Bekim Kadriu.

Sipas tij, euro-deputetët theksuan edhe mundësinë e përsëritjes së konfliktit të vitit 2001, që është edhe forma më ekstreme.

“Hovit kishte lirinë të parashikojë edhe mundësinë e një skenari më ekstrem si ajo e vitit 2001, pro kjo është një porosi shumë e qartë për një shoqëri si Maqedonia ku marrëdhëniet ndëretnike janë shumë senzitiv se diçka duhet të punohet”, tha Bekim Kadriu.

Ivo Vajgël deklaroi se e kishte parë Maqedoninë më keq se para 6 viteve. Sipas Nano Ruzhinit kjo tregon se reformat në Maqedoni kanë ngecur.

“Euro-parlamentarët, theksuan dëshirën e madhe për ta parë opozitën në parlament, por njëkohësisht potencuan edhe nevojën për të respektuar opozitën dhe jo me të të sillet si në dhjetorin e vitit 2012, kur u nxorën me forcë nga parlamenti. Për të lëvizur përpara në proceset integruese dhe rregullimin e çështjeve të brendshme që konstatohen rishtazi nga Be-ja, qeveria duhet t’i marrë shumë seriozisht këto porosi”, tha Nano Ruzhin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button