Ivanov: Gruaja është shtyllë e familjes

Presidenti Gjorge Ivanov e përkrah fushatën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave “Ngjyrose botën në të portokalltë për 16 ditë”.

Në porosinë që sot e publikoi Kabineti i tij, presidenti Ivanov thekson se gruaja është shtyllë e familjes dhe pjesë e pandarë e jetës politike,kulturore, ekonomke, shoqërore në Maqedoni.

“Të detyruar jemi ta respektojmë dhe përparojmë të drejtën e gruas të arsimohet ,ta jetojë jetën e saj dhe t’i rritë fëmijët e saj me dashuri, siguri dhe dinjitet. Burri i denjë, bashkëshort dhe baba lufton kundër të gjtiha formave të diskriminimit të gruas, kundër padrejtësisë, dhunës dhe shtypjes.

Si, President, por edhe si bashkëshort dëshiroj t’u bëj thirrje të rinjve por edhe pleqve, burrave dhe grave, personaliteteve publike dhe sektorit joqeveritar në mënyrë aktive të përfshihen në fushatën e cila bën thirrje për Stop të dhunës ndaj gruas ­ TANI!”, thuhet në porosi.

Ivanov u bën thirrje të gjithëve së bashku ta mobilizojnë mendimin publik, t’i inkurajojnë padrejtësitë dhe së bashku të qëndrohet kundër diskriminimit ndaj grave.

“Aktivitetet nuk ndalen në ditën e 16­të të fushatës por vazhdojnë. Lufta kundër dhunës ndaj gruas duhet të zgjasë 365 ditë në vit”, porosit presidenti Ivanov.

Qëllimi i aksionit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave ishte ta kthejë vëmendjen e shoqërisë për eliminim të të gjitha formave të dhunës ndaj gjinisë femërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button