Super Renova eliminoi Vardarin

Ekipi i Renovës i udhëhequr nga Qatip Osmani ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë, pasi sot në ndeshjen e kthimit e ka mundur Vardarin me rezultatin 2:0. Në këtë ndeshje golat për Renovën Izair Emini dhe Jasmin Mecinoviç.

Kampionët e gjysmë sezonit vjeshtor, skuadra e Vardarit edhe në këtë ndeshje u futën me epërsi nga ndeshja e parë (3:1), llogariteshin favorit për të vazhduar garat më tutje, por Renova dhe trajneri Osmani kishin paralajmëruar që më parë se nuk është e pamundur që të shënojnë dy gola dhe të eliminojnë shkupjanët.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale Rabotniçki me rezultatin 3:1 e ka mundur Euromilkun.
Kualifikim në gjysëmfinale kanë siguruar edhe Horizonti dhe Teteksi, të cilët kishim mundur Dritën, gjegjësisht Kozhufin. Shorti për ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë do të bëhet të martën në lokalet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë. / Portalb /

Rezultatet:

Renova – Vardari 2:0 (1:3)
Rabotniçki – Euromilk 3:1 (2:3)
Drita – Horizont T 0:1 (0:5)
Teteksi – Kozhufi 5:0 (0:1)

Lajme të ngjashme

Back to top button