LSDM: Qeveria me stemën e re, po defokuson vëmendjen nga aferat dhe skandalet

Për Lidhjen Social-Demokrate të Maqedonisë propozimi për stemën e re të shtetit është tentim për të shmangur vëmendjen nga problemet reale që kanë qytetarët.
Në deklaratën me shkrim, LSDM thotë se sa herë dy partitë qeverisëse, VMRO dhe BDI, humbin kontrollin mbi situatën, krijojnë probleme të reja.

“Në kohën kur vijon kriza politike dhe mungesa e opozitës në Kuvend, Qeveria hap çështjen e stemës së shtetit, me qëllimin e vetëm që të heqë vëmendjen nga aferat e mëdha dhe skandalet ku është e përfshirë”, thuhet në deklaratë.

Partia thotë se qytetarët kanë probleme më të rëndësishme se stema e shtetit, sikundër janë “varfëria, sistemi i arsimit, mungesa e mbrojtjes shëndetësore, ajri i ndotur, mungesa e demokracisë…”

“Ndryshe nga pushteti, LSDM është e fokusuar te interesat e qytetarëve”, përfundon deklarata.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button