Dënimet për kryerjen e veprimtarive të paregjistruar deri në 20 mijë euro

Në Kuvend ka arritur projekt-ligji për të ndaluar dhe parandaluar kryerjen e veprimtarive të paregjistruara, i cili ka për qëllim zgjidhjen e çështjes lidhur me atë se çka është veprimtari e paregjistruar, cilat janë përjashtimet, kush konsiderohet bashkëpunëtor në kryerjen e aktivitetit të paregjistruar, sit ë veprojnë organet kompetente gjatë zbatimit të ligjit dhe mbrojtja e dukurisë për veprimtari të paregjistruar, mbikëqyrje e inspekcioneve mbi zbatimin e ligjit, masat për mbrojtje, si dhe dënimet.

Në propozim-ligjin është definuar çka është ajo ndihmë fqinjësore, ndihmë familjare dhe kategori të tjera që nuk janë pjesë e të ashtuquajturave veprimtari të regjistruara. Të gjithë të tjerët që kryejnë shërbime dhe që nuk do të jenë të regjistruar do të ballafaqohen me dënime deri 20 mijë eurove.

Lajme të ngjashme

Back to top button