Reali zyrtarizon blerjen e super yllit 18 vjeçar
Talentit Marco Asenio tashmë është i Real Madridit. Kampioni i Europës ka publikuar një komunikatë të faqen zyrtare duke konfirmuar transferimin e mesfushorit 18 vjeç nga Real Mallorca.
Ai ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me ekipin nga Santiago Bernabeu, por do të luaj në Mallorca deri në fund të sezonit 2014-15.
“Real Madrid dhe Mallorca kanë arritur marrëveshje për transferimin e Marco Asenios, i cili ka nënshkruar kontratë me Realin për gjashtë sezone”, thuhet në komunikatën e Realit