Zidane gati për të marrë drejtimin e Real Madridit por francezi ka një kusht

Sipas Diario SPORT, Zinedine Zidane është gati të marrë drejtimin e Real Madridit. Megjithatë, francezi është gati të zëvendësojë Ancelottin me një kusht.

Zinedine dëshiron të shohë në skuadër mesfushorin 19-vjeçar të Lyon, Ryan Cherka. Mesfushori francez ka bërë 19 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe tre asistime, shkruan abcnews.al.

Futbollisti i ri vlerësohet për shkathtësinë e tij, ai është po aq i mirë me të dyja këmbët, falë të cilave ai mund të veprojë përgjatë gjithë frontit të sulmit.

Është gjithashtu kurioze që ai është me origjinë algjeriane, si Zinedine Zidane.

Transfermarkt e vlerëson lojtarin në 18 milionë euro, por nuk ka gjasa që Lyon ta lërë të shkojë për më pak se 50 milionë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button