Demiri përsëri pjesë e reprezentacionit U-21
Stafi teknik i përfaqësueses U-21 të Maqedonisë organizon kamp përzgjedhës stërvitor prej 7 deri më 11 dhjetor në Dojran.
Seleksionuesi i përfaqësueses së shpresave, Bllagoja Milevski për kampion përzgjedhës stërvitor ka ftuar 22 lojtarë. Me përjashtim të Amanoviqit nga Teleoptiku i Serbisë dhe Pivkovsit nga Novara e Italisë, gjithë futbollistët tjerë të ftuar luajnë në kampionatin vendor. Në kuadër të kampit stërvitor përzgjedhës do të zhvillohen dy ndeshje kontrolluese, më 9 dhjetor me Horizon Turnovën dhe dy ditë më vonë, sipas gjithë gjasave me Pelisterin e Manastirit.
Në këtë kamp do të merr pjesë edhe futbollisti i FC Shkupi, Besir Demiri, i cili tani më ka kohë që është një prej futbollistëve të rregullt në mesin e më të mirëve të gjeneratës U-21. Besir Demiri si anëtar i FC Shkupi është i vetmi futbollist që ka marrë ftesë nga ekipet e Ligës së Dytë.
Ja dhe lista e kompletuar:
Portierë: Damjan Shishkovski (Rabotniçki), Igor Aleksovski (Makedonija Gj.P.)
Mbrojtës: Darko Velkovski (Rabotniçki), Leon Najdovski (Makedonija Gj.P.), Aleksa Amanoviq (Teleoptik), Viktor Talevski, Filip Ristovski (Metalurg), Angelçe Timovski (Sileks), BESIR DEMIRI (Shkupi), Stefan Kocev (Bregallnica Sh.), Stefan Bagashovski (Sileks).
Mesfushorë: Burhan Mustafov (Pelister), Kristijan Ivanov (Horizont T.), Besmir Bojku (Shkëndija), Martin Mirçevski (Pelister), Jasir Asani (Vardar), Valentin Koçovski (Horizont T.).
Sulmues:Viktor Angelov (Metalurg), Filip Pivkovski (Novara), Marjan Radevski (Metalurg), Dimitar Ivanov (Vardar), Lavdrim Skenderi (Renova).