Cech nuk largohet nga Chelsea

Viktor Kolar, menaxheri i Petr Cech, ka mohuar raportimet e mediave se portieri çek do të largohet nga Chelsea gjatë janarit.

Mediat kanë shkruar se Cech po kërkohet nga Roma, Paris Saint-Germain, Arsenal dhe, Liverpool pasi Jose Mourinho po e preferon Thibaut Courtois për portier të parë

“Nuk ka pasur asnjë kontakt me Romën. Sigurisht Petr nuk do të lëvizë gjatë tregut të transferimeve në janar.”, ka deklaruar ai për Evening Standard.

Lajme të ngjashme

Back to top button