Shilegov: Veljanoski gënjen, nuk ka pas pajtueshmëri për mandatet

Kryetari i parlamentit  Trajko Veljanovski  tha se, seanca për verifikimin e mandateve të deputetëve të opozitës është shtyrë në pajtueshmëri të të dyja palëve. Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e LSDM-së e cila nëpërmjet zëdhënësit,  Petre Shilegov deklaron se kryetari i Parlamentit Trajko Veljanocski gënjen.

“Tetë muaj pasi që opozita nënshkroi se nuk i pranon mandatet dhe thuajse gjashtë muaj nga takimi i vetëm i Zaev me Gruevskin që kaloi i pasuksesshëm, dorëheqjet e opozitës ende nuk janë të verifikuara, ndërsa politikanët debatojnë për shkakun. Në ndërkohë dialog midis tyre nuk ka, ndërsa prej diplomatëve të huaj arrijnë porosi të cilat tregojnë se Maqedonia mund të futet në një konflikt të ngrirë”, thotë Shilegov.

Lajme të ngjashme

Back to top button