Kujdes nga përmbaruesit, disa keqpërdorin pozitën!

Në tryezën e rrumbullakët mbi “Sferat ligjore dhe pasojat e zbatimit të Kodit Penal për veprat e kryera gjatë ekzekutimit nga ana e përmbaruesit “, e cila u organizua nga Oda e Përmbaruesve të Maqedonisë, u bisedua për problematikat që paraqet ky proces.

Ish ministri i drejtësisë, Mihajlo Manevski tha se ligji për përmbaruesit ka hy në fuqi që nga 2006 dhe se ankesat dhe kërkesat për të hequr atë nuk do të merren parasysh, transmeton Portalb.

Ai shtoi se ky proces është i nevojshëm për ata që nuk kryejnë obligimet, mirëpo nga ana tjetër shumë lehtë mund të keqpërdoret apo të keqinterpretohet.

“Ky ligj nuk do të tërhiqet sepse është i nevojshëm mirëpo duhet të zbatohet në mënyrë të rregullt dhe të respektohen ligjet. Problemi më i madh paraqitet me bankat, të cilat nuk e kuptojnë që kur sjellët vendim nga përmbaruesi për bllokimin e xhirollogarisë, nuk duhet të bllokohet e tëra por vetëm një e treta e saj. Por deri më tani pothuajse në çdo rast, është bllokuar tëra gjë që nuk është e lejuar me ligj”, tha Manevski.

IMG_2446

Ai shtoi se keqpërdorimet që mund të kryejnë përmbaruesit janë të shumta andaj qytetarët duhet të informohen për kompetencat e përmbaruesve dhe procedurën e zbatimit të këtij procesi.

“Përmbaruesit nuk kanë të drejtë të keqpërdorin të dhënat personale të qytetarëve, ato mund t’i përdorin vetëm gjatë kryerjes së punës së tyre dhe me aq të përfundojë. Nuk kanë të drejtë të futen në shtëpi, prona apo zyre private pa pasur urdhër nga gjykata. Nëse një gjë e tillë ndodh atëherë përmbaruesi do të sanksionohet”, shtoi Manevski, transmeton Portalb.

Sipas tij qytetarët duhet të informohen që në të ardhmen të dinë se çfarë të drejtash kanë dhe nëse ndonjë prej tyre shkelet, të paraqesin rastin menjëherë, sepse janë paraqitur edhe asi lloji përmbaruesish të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për përfitime personale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button