Forumi Liberal: Përse Maqedonia nuk i është bashkangjitur Lëvizjes Liberale?

Instituti Alternativa Liberale në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Naumann për Liri nga Gjermania organizuan forumin liberal me temën “Lëvizja Liberale: Persë Maqedonia nuk i është bashkangjitur?

Panelistët diskutuan problematikat me të cilat ballafaqohen qytetarët e Maqedonisë dhe mundësinë për të përhapur ideologjinë në vend. Daniel Kaddik, drejtor i përgjithshëm për Evropën Juglindore të Fondacionit Friedrich Naumann për Liri nga Gjermani në këtë panel që liberalizmi si një ideologji çdoherë vë në pyetje status quo-në gjë që i frikëson politikanët.

“Liberalizmi kërkon kushte që Maqedonia apo qeveria e saj nuk është e gatshme ti bëjë për shkak të interesave të saja. Liberalizmi kërkon sundimin e ligjit në mënyrë të rregullt dhe në Maqedoni nuk zbatohet një gjë e tillë. Liberalizmi mbështet pronësimin privat ndërsa në Maqedoni s’ka ngelë asgjë më private, çdo gjë shkon nëpërmjet shtetit”.

Kaddik foli dhe për situatën e rëndë të mediumeve në vend, ku sipas tij ato kontrollohen masovikisht nga shtetit. I pyetur nga gazetarët çfarë mendon për lirinë e mediumeve në vend ai tha që nuk është e nevojshme të jep mendimin e tij kur faktet flasin më shumë se fjalët.

“Nuk duhet të jap mendimin tim për lirinë e mediumeve thjeshtë duhet t’ju tregoj raportet e “Gazetarëve pa kufij”. Nuk duhet të flas për atë se sa kërcënohen gazetarët kur keni shumë shembuj të këtillë në vend e do ceki një ndër ato vdekja “aksidentale” e gazetarit të “Fokus”. Jam shumë i shqetësuar për faktin që media përdoret për propagandë në Maqedoni dhe si e tillë lan trurin e qytetarëve.

Zv.Ambasadori Gjerman në Maqedoni Hans Sander në fjalimin e tij tha që Maqedoninë e pret rrugë e gjatë për në BE sepse ajo ka shumë reforma që duhet ti përmbush.

“Maqedonia ka probleme serioze me sundimin e ligjit dhe sistemin e gjykatave. Reforma të thella duhet përmbushur në këto sektorë që të arrihen standardet Evropiane. Në progres raportet e BE qytetarët duhet të kuptojnë që qartë thuhet se reformat nuk plotësohen siç kërkohen”.

Lajme të ngjashme

Back to top button