Konferencë për mbrojtjen e farave autoktone të Maqedonisë

Në organizim të Sllou fud të rinj Maqedoni sot do të mbahet konferencë me temë “Farat tona, ardhmëria jonë”. Qëllimi ëhtë promovimi dhe mbrojtja e farave autoktone të Maqedonisë.

“Ky është manifestimi i parë nga disa të planifikuarit në këtë temë në të cilin bashkarisht do të debatojnë prodhuesit, ekspertët, organizatat e qytetarëve dhe përfaqësues të institucioneve, për çështjet aktuale dhe mundësitë për zbatim të farave vendore nga ana e fermerëve të vegjël, si dhe për politikat të cilat e tengojnë këtë sektor”, thonë organizatorët.

Sipas tyre, Maqedonia është thesar i vërtetë i fondit bimor gjenetik autokton.

“Farat autoktone janë pasuria jonë gastronome, pjesë e pandashme e identitetit tonë. Duke i humbur ato, humbim një pjesë të shenjave tona si popull i cili jeton në këtë hapësirë. Ruajtja e farave autoktone dhe mbjellja e fushave të Maqedonisë je të jenë përgjigjeja jonë, rezistencë ndaj farave hibrideve të prodhuara industrialisht dhe të modifikuara gjenetikisht të cilët janë rrezik real për humbje të ushqimit tonë autentik, të lirisë sonë dhe të drejtës së ushqimit të mirë, të pastërt dhe të rregullt”, thonë nga Sllou fud.

Manifestimi realizohet në kuadër të fushatës së Sllou fud të rinj Maqedoni “Jo për OMGJ!” dhe projektit ESSEDRA, i financuar nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button