Rritet niveli i ujërave, kritik ujëmbledhësi i epërm i Vardarit

Reshjet e shiut të shoqëruara me temperatura të larta kushtëzuan rritjen e të gjitha niveleve të ujërave, posaçërisht në rajonin e Pollogut, atë jugperëndimor dhe të Pellagonisë, ku janë vërejtur sasitë më të mëdha të shtresës së ujit gjatë ditëve të kaluara.

Siç kumtoi DPHM, rajone më të prekshme ku duhet të ndjeket gjendja janë pjesa e epërme e ujëmbledhësit të lumit Vardar (Jegunoc dhe Raotincë), pjesa e epërme dhe e Pellagonisë e ujëmbledhësit të lumit Cërna.

Ujërat në pjesën e epëme të ujëmbledhësit të lumenjve Trska dhe radika mbrëmë ishin në rënie.

Sot dhe të premten paradite nuk priten reshje, gjë që do të kontribuojë për stabilizim të përkohshëm të rrjedhsve të ujërave.

Lajme të ngjashme

Back to top button