Besimi sot takohet me komisionerin Johanes Han

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Fatmir Besimi, sot në Bruksel do të realizojë takim zyrtar me komisionerin për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johanes Han.

Ky është takimi i parë zyrtar pas emërimit të Johanes Hanit në funksionin komisioner për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit.

Takimi realizohet para mbledhjes së dhjetorit të Këshillit Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button