City i rri në “bisht” Chelseat

Manchester City ka arritur edhe fitoren e dytë radhazi në udhëtim, duke mposhtur Sunderlandin me rezultat të thellë 1:4, ndërsa Arsenali në Emirates Stadium, ka mposhtur vetëm në fund të ndeshjes Southamptonin, me rezultat 1:0.

City edhe pse ishte në disavatazh, arriti shumë shpejtë të rikthej rezultatin, duke e regjistruar fitoren e nëntë këtë edicion.
Wickham në minutën e 19, i dha epërsinë Sunderlandit, dhe ende pa përfunduar festa, Sergio Aguero në minutën e 21’, rikthej baraspeshën, duke barazuar në 1:1.

Stefan Jovetiç në minutën e 39’, shënoi për avantazhin e parë të skuadrës kampione, pas një asistimi që pranoi nga Aguero.
Në vazhdim të ndeshjes, gjërat filluan të bëheshin më të lehta për City.
Zabaleta në minutën e 55’, shënoi për 3:1, ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Aguero, duke shënuar golin e tij të dytë dhe të katërtin për Cityn në minutën e 71’.

Në ndeshjen tjetër, Arsenali në Emirates Stadium, ka arritur që të fitoj vetëm në fund të ndeshjes përballë Southamptonit. Ishte përsëri Alexis Sanchez heroi i Arsenalit, që shënoi golin e fitores në minutën e 89’.

Lajme të ngjashme

Back to top button