Chelsea shkriu edhe Tottenhamin

Chelsea e Jose Mourinhos vazhdon të regjistroj paraqitje fantastike në Premierigë. Liderët arritën që të fitojnë derbin e Londrës, duke mposhtur në Stamford Bridge Tottenhamin, me rezultat 3:0.

Blutë në këtë takim u paraqitën pa sulmuesin kryesor Diego Costa, por atë shumë mirë e zëvendësuan Didier Drogba dhe Loric Remy.
Eden Hazard ishte golashënuesi i parë i Chelsea, kur në minutën e 19’, pas një kombinimi të mirë me Drogban, shënoi për 1:0.
Pas tre minutave, Didier Drogba pas atij asisti, u bë edhe ai protagonist i kësaj ndeshje, duke shënuar për 2:0. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Loic Remy u inkuadrua në lojë duke zëvendësuar Didier Drogban, ndërsa pas vetëm gjashtë minutave në lojë, Remy shënon për 3:0.
Me këtë fitore Chelsea tani arrin në numrin e 36 pikëve, e ndjekur nga City me 30 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button