Osmani shënon gol dhe uron Shkupin për kampion

Skuadra turke “12 Bingolspor” vazhdon të shënojë rezultate të mira në kampionatin e 4-të turk, duke shënuar dhe fitoren e shtatë nga tetë ndeshje, ndërsa në skuadër po shkëlqen dhe ish sulmuesi i Shkupit, Florent Osmani, i cili përsëri ka ndihmuar ekipin e tij për fitore të radhës.

Fitoren e radhës me rezultat 3:0 e ka marrë skuadra ku luan Osmani ndaj ekipit Yuksekova Beledijespor, e që vet ishte autor i një super goli me kokë.
“Me fitoren e sotme jemi edhe më afër kreut të tabelës, pasi që kemi një ndeshje më pak se ekipi që mban pozitën e parë. Jam i kënaqur që shënova për ekipin tim dhe shpresoj që në të ardhmen do të shënoj edhe më shumë”, është shprehur menjëherë pas ndeshjes Osmani për “Portalb”.

Osmani me skuadrën turke është bashkuar në fillim të sezonit vjeshtor, por në asnjë moment ai nuk e ka harruar skuadrën e tij të zemrës FC Shkupi, ku edhe luajti një sezon të mrekullueshëm. Osmani ka përcjellë edhe nga larg ecurinë e ish-skuadrës së tij, për të cilët ka dhe urim të veçantë.

Florent Osmani kur luante me FC Shkupi
Florent Osmani kur luante me FC Shkupi

“I uroj FC Shkupit titullin kampion vjeshtor, ndërsa do kisha dërguar përshëndetje të përzemërta për kryetarin Ejup Ademim, trajnerin Zekirija Ramadani dhe të gjithë futbollistët”, ka përfunduar urimin Osmani, i cili me skuadrën e tij do të luajë tani edhe 3 ndeshje deri në përfundim të sezonit, duke shpresuar që edhe ekipi i tij të festojë titullin kampion vjeshtor në Turqi. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button