Najçevska: Pa qeveri teknike nuk ka shtet, por banda mafioze

“Mendoj se ky popull tanimë aq shumë është ambientuar të jetojë në këtë shtet ku mbretëron paligjshmëria, saqë as bomba (madje as bomba atomike) e cila do të bazohej në të drejtën dhe respektimin e procedurave demokratike, nuk do të kishte shanse të shkaktojë çfarëdo reagimi”, shkruan profesor Mirjana Najçevska, në profilin e saj të “facebook”.

“Po, këtë që e publikoi Fokus, vërtetë është Kjo është bazë për të ikur (dhënë dorëheqje) kjo qeveri, me qëllim që të krijohet një Qeveri teknike, e cila do të merrej me përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, atëherë nuk kemi shtet. Në një situatë të tillë, mund të nxirret vetëm një konkluzion – se kemi bandë mafioze që menaxhon një territor të caktuar. Çlirimi nga të qenurit rob i bandës mafioze, kërkon aktivitetet krejtësisht tjera dhe krejtësisht mjete tjera”, ka shkruar ndër të tjera profesor Mirjana Najçevska.

Lajme të ngjashme

Back to top button