Deri në 2000 euro gjobë për firmat që nuk do të lajmërohen në arkiv

Të gjitha firmat e kanë për obligim deri të hënën të çojnë tek Arkivi i Republikës së Maqedonisë, plan të shenjave arkivore, listën e materialeve të arkivuara dhe material dokumentues me afate për ruajtje. Nëse nuk e bëjnë këtë gjë, do të janë të dënuar nga 1.000 deri më 2.000 euro për firmën dhe nga 500 deri më 1.000 euro për personin përgjegjës.

Sipas ndryshimeve të fundit të Ligjit për materiale arkivore, gjegjësisht udhëzimin e mënyrës dhe teknikën e qasjes me material dokumentues dhe arkivor në punën e arkivave, të gjithë subjektet juridike janë të obliguara që nga Viti i ri të udhëheqin librin e punës, në të cilin do t`i shënojnë të gjitha dokumentet që kanë hyrë dhe kanë dal nga firma. Për shkak të këtij obligimi, deri ditën e hënë të gjithë duhet që në formë të shkruar ta njoftojnë Arkivin për mënyrën se si do t`i shënojnë dokumentet. Përveç firmave, ky obligim i përfshin edhe organet shtetërore, institucionet, ndërtesat publike, ndërmarrjet publike, njësitë e udhëheqjes lokale dhe qytetin e Shkupit, personat juridik dhe personat fizik që kryejnë autorizime publike, personat juridik privat dhe personat fizik që në mënyrë të pavarur kryejnë veprimtari.

“ Afati i paraqitjes është deri me 30 nëntor, por pasi që bie të dielën, afati i fundit i paraqitjes është lënë për të hënën. Materialet mund të dërgohet deri tek Arkivi edhe me postë”, deklaruan dje nga arkivi i Shkupit.

Shërbimet e inspektorëve nga Arkivi Shtetëror, veçse shkojnë deri tek firmat, por deri më tani kanë vetëm rrol këshillëdhënës, pa dënime.

Lajme të ngjashme

Back to top button