Meha: Shqipëria më emocionon

Valdet Rama është në ditët e tij më të mira te Munich 1860, teksa po luan rregullisht dhe ka shënuar edhe dy gola. Së fundmi ueb-faqja “fussball-vorort.de”, i ka kushtuar një artikull të gjatë karrierës së lojtarit shqiptar, duke filluar që nga emigrimi, nga Kosova në Gjermani kur ai ishte vetëm 6 vjeç dhe deri te Kombëtarja shqiptare.

“Fillimi ishte i vështirë për mua. Por me kalimin e ndeshjeve fitova forcën dhe më pas edhe formën time. Karrierën e kam nisur te Hagen- Holtaussen, por më pas kalova te Rot-Weisen Essen. Kur isha 19 vjeç kalova te Wolfsburgu, pasi aty më donte trajneri Feliks Magath. Ai më dha mundësinë që të stërvitesha me ekipin e parë në pritje të debutimit në Bundesligë. Por, më pas, pata një dëmtim në shpatull dhe mu desh kohë që të rehabilitohesha. Pasi shkova në Suedi dhe Spanjë, jam i lumtur që u riktheva sërish në Gjermani. Ky është atdheu im sportiv, por në zemrën time është Shqipëria. Ai është vendi im. Shkoj çdo vit për pushime atje dhe kur kthehem, jam i mbushur me energji pozitive. Të vesh fanellën e Kombëtares është një ndjesi e pashpjegueshme”, përfundon Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button