Thaçi “frymëzohet” nga Papa: Ta bëjmë Kosovën “fole” të tolerancës ndërfetare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçit, e ka cilësuar “mbresëlënës” fjalimin e Papa Françeskut në Turqi.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Thaçi e çmon përkushtimin e Papës për respektimin e diversitetit kulturor e fetar dhe e shfrytëzon rastin të bëjë thirrje për ruajtjen e tolerancës ndërfetare edhe në Kosovë.

“Lexova fjalimin mbresëlënës të Papa Francisit në Turqi. Fjalimi i urtë i Kreut të Kishës Katolike u lexua në Turqinë që sot është me shumicë muslimane por që ishte historikisht edhe vatër e vjetër e shume feve dhe kulturave. Papa Francisi fokusohet në respektimin e të drejtave fundamentale të njeriut por edhe ushtrimit të fesë si bazë për paqe afatgjate në botë.

Kosova ka rrënjë të shëndosha të tolerances shekullore ndërfetare, por duhet punuar edhe më shumë nga të gjithë ne që Kosova të mbetet si fole e shumë komuniteteve, të mëdha dhe të vogla, që të gjitha kanë rol dhe hise në Kosovën e re. HTH”, shkruan kryetari i PDK-së në Facebook. /Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button