Rihanna ndihmon policinë e Tailandës

Pop këngëtarja Rihanna në mënyrë indirekte ka ndihmuar policinë e Tailandës në arrestimin e disa personave, që në mënyrë të paligjshme fitonin para nga argëtimi me një kafshë që konsiderohet specie në zhdukje. 

Krijuesja e hitit “Umbrella” kishte vendosur të relaksohet disa ditë në Phuket, por ajo çfarë e befasoi atë dhe ekipin e saj ishin fotografitë të cilat i realizoi gjatë pushimit.

Në ato fotografi në sfond vërehet një kafshë e rrallë që me ligj mbrohet, dhe që besohet se është sjell nga një vend tjetër nga disa persona për të përfituar nga ajo në mënyrë të paligjshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button